image Në Tiranë sot mbahet tubimi i Metës kundër “grusht-shtetit”

Politikë

Shqipëri/ Në Tiranë sot mbahet tubimi i Metës kundër “grusht-shtetit”

news image

Ashtu siç ishte paralajmëruar prej ditësh, sot do të mbahet manifesti i thirrur nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në mbrojtje të Kushtetutës ndaj asaj që ai e cilëson si grusht-shteti.

Ky tubim është parashikuar që të nisë në orën 17:00, për të vijuar me një parakalim përgjatë Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, ku qytetarët do të lëvizin drejt përkrah institucioneve.

Në një dalje publike për mediat ditën e djeshme, kreu i shtetit shqiptar u bëri apel qytetarëve që do të marrin pjesë në manifestim, që të vijnë vetëm me flamujt kuqezi, lulet mimoza meqenëse po vjen pranvera dhe dy thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” dhe “Liri, Demokraci”. Po ashtu, Meta theksoi se ky manifest do të jetë paqësor.

“Nesër ka vetëm një gjë rëndësi protesta dhe manifestimi të jetë sa më paqësor, vetëm me flamuj kuqezi, me mimoza meqë po vjen pranvera dhe thirrjet E duam Shqipërinë si gjithë Europa, dhe liri demokraci. Nesër në 2 mars ju pres të gjithëve atje. Rroftë Kushtetuta, rroftë sovrani… poshtë oligarkët.”- pohoi dje Meta.