Projekti i ri kombëtar iprojektuar nga arkitekti italian Marco Casamonti, do të inagurohet me rastin e ndeshjes futbollistike mes Shqipërisë dhe Francës që do të nis prej orës 20:45.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është mburrur me këtë investim të qeverisë shqiptare.
Përmes një statusi në facebook, ai ka thënë se Shqipëria tashmë ka stadiumin më të bukur në Ballkan.
Ai me këtë rast ka shpërndarë një foto nga shkrimi i gazetës italiane “Gazzetta dello Sport” i cili e ka shkruar se Shqipëria tashmë e ka Wembley-n e saj.
Në vijim statusi i plotë i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama i shkruar mbrëmë vonë para ndeshjes së sotme.
Ja edhe legjendarja Gazzetta dello Sport: Shqipëria ka Ëembley-n e saj????
Kur thosha do jetë stadiumi më i bukur i Ballkanit dhe do të bëjë lajm kudo në Europë për hijeshinë e tij, çfarë nuk më dëgjuan veshët, po sot jam krenar që nesër mbrëma mikpresim me kokën lart
kampionët e botës, në Wembley-n e Ballkanit????????⚽️????????