Në Spitalin e Vushtrrisë ‘Sheikh Zayed’ janë duke u trajtuar 16 pacientë për koronavirus, 14 prej tyre janë me oksigjenoterapi. Ndërsa 2 pacientë ende nuk janë të konfirmuar se janë të infektuar me COVID-19.
Zyrtarë të Spitalit të Vushtrrisë për Gazetën Sinjali kanë thënë se një pacient është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Të infektuar ka edhe staf mjekësor, ku 1 infermier dhe 1 staf teknik janë pozitivë me COVID-19./Gazeta Sinjali/