image Në Spanjë bëhet e detyrueshme vendosja e maskës në transportin publik

Botë

Botë/ Në Spanjë bëhet e detyrueshme vendosja e maskës në transportin publik

news image

Nga dita e hënë në Spanjë do të bëhet e detyrueshme vendosja e maskave në transportin publik, derisa autoritetet e këtij shteti lehtësojnë gradualisht izolimin e ashpër.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka thënë se qeveria do të shpërndajë 6 milionë maska, kryesisht në lokacionet ku funksionon transporti publik, si dhe do t’i japë 7 milionë maska për autoritetet lokale, me qëllim të luftimit të koronavirusit të ri.

Të rriturit në Spanjë kanë pasur mundësi të ushtrojnë në ambiente të hapura të shtunën për të parën herë në shtatë javë.

Izolimi është lehtësuar edhe për fëmijët nën 14-vjeç një javë më parë.

Numri total i të vdekurve nga koronavirusi në territorin spanjoll ka arritur në 24 mijë e 824, ndonëse shkalla e fatalitetit ka rënë.

Deri më tani Italia ka numrin më të madh të viktimave në Evropë, e përcjellë nga Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja.