image Në shumë qytete të Kosovës cilësia e ajrit është e pastër

Kosovë

Në shumë qytete të Kosovës cilësia e ajrit është e pastër

news image

Cilësia e ajrit sot është e pastër në disa qytete të Kosovës, duke përfshirë edhe kryeqytetin, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas matësve, ajri i pastër është në Pejë, Han të Elezit, Prizren, Gjilan, Prishtinë, Drenas, Mitrovicë dhe Brezovicë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës përmes Rrjetit Nacional për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil. Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan./Gazeta Sinjali/