image Në shtator do të mbahen seancat e radhës ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

Drejtësi

Në shtator do të mbahen seancat e radhës ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

news image

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar datën për mbajtjen e seancës së ardhshme ndaj dy zyrtarëve të OVL të UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, raporton Gazeta Sinjali.

Këto seanca janë paraparë të mbahen më 1 dhe 2 shtator.

Gjithashtu sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara pritet më datën 7 dhe 8 të mbahen konferenca përgatitore për të dytë.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë dhe u transferuan në njësinë e paraburgimit të DHSK-së.

Aktakuza ndaj ish-krerëve të OVL të UÇK-së u konfirmua më 11 dhjetor 2020 dhe u bë publike më 14 dhjetor 2020.

Gucati dhe Haradinaj akuzohen nga Specialja për pengim të drejtësisë.

/Gazeta Sinjali/