image Në Shqipëri sot lejohen të dalin​ nënat dhe fëmijët deri në 10 vjeç

Rajon

Shtetrrethim/ Në Shqipëri sot lejohen të dalin​ nënat dhe fëmijët deri në 10 vjeç

news image

Pas ditës së djeshme kur ishin të lejuar të dilnin vetëm të moshuarit, sot në Shqipëri e kanë mundësinë për të dalë nënat me fëmijët deri në 10 vjeç.

Ashtu si e diela e kaluar, kryeqyteti dhe disa qytete të vendit janë “pushtuar” nga vogëlushët të shoqëruara nga nënat e tyre.

Ata do të kenë mundësi shijojnë diellin, hapësirat e gjelbra, të luajnë në park pas një jave të mbyllur në shtëpi, si një masë mbrojtëse për t’i ruajtur nga COVID-19.

Por sipas udhëzimeve të kryeministrit Rama nënat duhet të mos shoqërohen me shoqe dhe fëmijët duhet të mbahen larg çdo kontakti me fëmijë të tjerë.

“Nesër gratë dhe fëmijët deri në 10 vjeç mund të dalin lirisht deri në orën 11.00. Ne burrat punë shtëpie dhe kontribut në gatim mundësisht.”

Ngjashëm me të moshuarit dje, orari i lirisë është deri në 11:00 dhe pastaj do të duhet të rikthehen në shtëpi, pasi fillon ora policore e cila përfundon të hënën 05:00 të mëngjesit./GazetaSinjali/