Në Shqipëri numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 197.
Këtë e ka bërë të ditur para pak minutave Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë, përcjell Gazeta Sinjali.
Në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19.
Në shërbimin infektiv, aktualisht, janë 74 pacientë të shtruar dhe prej 4 tyre janë në terapi intensive. Teksa numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 10./Gazeta Sinjali/