Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se nga sot listës të të shëruarve në këtë vend nga Covid-19, i janë shtuar edhe 15 persona.
“Lajm i mirë: 15 të shëruar sot”, ka shkruar Rama.
Me këtë, numri i të shëruarve në Shqipëri është rritur në 52, sipas të dhënave të universitetit “Johns Hopkins”.
Ndërkohë të martën është rritur edhe numri i të vdekurve dhe të infektuarve.
Shqipëria tash numëron 15 të vdekur si pasojë e koronavirusit dhe 243 të infektuar.