Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se 7 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
Nga 3 mijë e 015 testime të kryera, 547 persona janë konfirmuar pozitivë, ndërsa 409 të tjerë rezultojnë të shëruar.
Në total, në Shqipëri janë 7mijë e 692 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 154 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, transmetojnë mediat shqiptare.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 184 mijë e 887 raste pozitive, prej tyre 174 mijë e 279 janë shëruar, 7mijë e 692 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2 mijë e 916 pacientë./GazetaSinjali/