image Në Shqipëri nuk u përcaktua fëmija i parë i vitit 2020, u lindën vajzë e djalë në minutën e njëjtë

Kosovë

Rajon/ Në Shqipëri nuk u përcaktua fëmija i parë i vitit 2020, u lindën vajzë e djalë në minutën e njëjtë

news image

Viti 2020 në Shqipëri nisi me ardhjen në jetë të një fëmije vajzë dhe një djali.

Erdhën në jetë, thuajse në të njëjtin minutë ndaj edhe për mjekët ka qenë e vështirë për të përcaktuar foshnjën e parë të vitit në Tiranë.

Përmes një postimi në Facebook, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila shkruan se të dy foshnjat e ardhur në jetë gëzojnë shëndet të plotë.

“Një djalë dhe një vajzë janë bebat e parë që kanë ardhur në jetë shëndosh e mirë në minutën 1 të vitit 2020. Në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’ e para ka lindur Emel, ndërsa në maternitetin ‘Koço Gliozheni’ ka lindur i pari një djalë që gëzon shëndet të mirë! Gëzuar me mrekullinë e jetës!”, shkruan Manastirliu në rrjetin social./Gazeta Sinjali/