image Në Shqipëri lëshohen dronë për monitorimin e situatës dhe për transmetimin e mesazheve

Rajon

Koronavirusi/ Në Shqipëri lëshohen dronë për monitorimin e situatës dhe për transmetimin e mesazheve

news image

Janë prezantuar sot ‘policët’ e rinj të kryeqytetit të Shqipërisë. Bëhet fjalë për dronët që Policia do t’i përdorë për ta monitoruar zbatimin e masave anti-COVID dhe dhënien e mesazheve për qytetarët.

Pranë stadiumit “Dinamo” u bë dhe prezantimi i tyre, ndërsa fluturaket u ngritën në ajër duke përsëritur vazhdimisht një mesazh.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i shoqëruar nga drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, mori pjesë në demonstrimin e tyre. Lleshaj kërkoi nga qytetarët bashkëpunim dhe moskeqkuptim të fashës orare.

Sander Lleshaj

“Zgjerimi i fashës orare do të thotë për policinë më shumë kontroll. Dua t’i bëj një thirrje qytetarëve që ta kuptojnë derjt që zgjerimi i fashës orare do të thotë që të krijohet më shumë mundësi për ata që duhet të shkojnë në punë dhe të ulet dendësia e qarkullimit që ata që duan të shkojnë për të blerë. Zgjerimi i fashës orare është bërë vetëm për të mundësuar vetëm një destinacion, ose në punë, ose në dyqan për të zgjidhur nevojën imediate jetësore.
Përndryshe kush do të gjendet jashtë kushteve, policia do të shtojë masat e saj për të rritur kontrollin. Në funksion të rritjes së kontrollit janë futur edhe një sasi e caktuar dronësh inteligjentë që mundësojnë identifikim të personave që shkelin, mundësojnë ndjekjen e personave që shkelin rregullin e qarkullimit. Ftoj qytetarët për bashkëpunim, siç kanë bërë deri tani dhe për mirëkuptim dhe mos keqkuptim të fashës orare që synon mosgrumbullimin. Kemi forcuar tregjet në të gjithë vendin. Ftoj qytetarët për bashkëpunim që të fitojmë rezultatin e pritur. Janë të gjitha kapacitetet në dispozicion”, deklaroi Lleshaj.