image Në sallë u rikthyen vetëm deputetët e VV-së/ Kuvendi shkon sërish në pauzë

Politikë

Në sallë u rikthyen vetëm deputetët e VV-së/ Kuvendi shkon sërish në pauzë

news image

Pas debateve dhe tensioneve mes pozitës dhe opozitës në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të Partisë Demokratike të Kosovës kanë lëshuar sallën e Kuvendit, raporton Gazeta Sinjali.

Deputetët e opozitës, përfshirë edhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nuk u kthyen pas pauzës.

Seanca vazhdoi me pyetjet e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, për të vazhduar sërish me pauzën e drekës, deri në orën 14:00./Gazeta Sinjali/