Gazeta e njohur ruse, Sputnik i ka kushtuar një shkrim të veçantë idesë që trupat e NATO-s të vendosen në Siri.
Ky medium ka përmendur rastin e Kosovës në rast se ka implementim veprimi në fjalë. “NATO trupe u Siriji — početak „novog Kosova“ )Trupat e NATO-s në Siri – fillimi i “Kosovës së re”, është titulli.
Më tej, “Sputnik” shkruan se nisma për vendosjen e trupave të NATO-s në Siri erdhi nga ministri gjerman i Mbrojtjes, Anegret Kramp Karenbauer dhe më vonë u miratua nga Kancelarja Angela Merkel.
“…pasi gjithnjë e më shumë zyrtarë politikë dhe ushtarakë nga Evropa vlerësuan se situata në verilindje të Sirisë është e paqëndrueshme”.
Mediumi rus shkruan se futja nën kontrollin ndërkombëtar të sigurisë do të bëhet nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara, të cilat do të kryheshin nga anëtarët e NATO-s.
Ndërsa, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi se situata në Sirinë veriore është e paqëndrueshme dhe se “zgjidhjet ndërkombëtare afatgjata” duhet të gjenden sa më parë.
Kurse, Rusia, e cila kohët e fundit arriti një marrëveshje me Turqinë për të siguruar Sirinë veriore, ka reaguar mjaft ashpër rreth kësaj ideje.
Kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov paralajmëroi se kontrolli ndërkombëtar, veçanërisht në rastin e pranisë së NATO-s, nuk do të bënte asnjë të mirë.