image Në Rumani rritet numri i të infektuarve me koronavirus

Botë

Në Rumani rritet numri i të infektuarve me koronavirus

news image

Në Rumania është rritur ndjeshëm numri i personave të infektuar me koronavirus.

Kjo është bërë e ditur gjatë ditës së sotme, teksa presidenti i vendi, Klaus Iohannis u ka bërë thirrje publikut që të vetizolohen me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes.

Grupi Strategjik i Komunikimit në Rumani, trup që është duke u përballur me shpërthimin, ka raportuar për 143 raste të reja, duke e dërguar në total në 576 numrin e të prekurve nga Covid-19.

Në 24 orët e fundit është vërejtur 45 për qind rritje e numrit të të prekurve, përderisa pesë persona kanë humbur jetën. Sipas autoriteteve, të pesë personat kanë qenë të moshuar me probleme shëndetësore./Gazeta Sinjali/