image Në Prizren mbyllet një rrugë deri më 2 shtator

Kosovë

Në Prizren mbyllet një rrugë deri më 2 shtator

news image

Rruga e Farkëtarëve e njohur si rruga njëkahëshe nga Hamami në drejtim të Shtëpisë së Kulturës në Prizren do të jetë e mbyllur.

Sipas njoftimit të komunës rruga do të jetë e mbyllur nga 29 gushti deri më 2 shtator.

Po ashtu, bëhet e ditur se rruga do të jetë e mbyllur për qarkullim të automjeteve, për shkak të punimeve në kuadër të “Rehabilitimi i rrugëve, trotuareve dhe shesheve në Komunën e Prizrenit”.

Komuna nëpërmjet njoftimi ka kërkuar edhe mirëkuptim nga qytetarët.

/GazetaSinjali/