Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë janë promovuar fotografi dhe parulla të ish-udhëheqësit të përjetshëm të Koresë së Veriut, Kim Jong-il.
Gazeta Sinjali ka siguruar disa fotografi brenda dhe jashtë Bibliotekës ku janë vendosur parulla me thënie të këtij ish-diktatori të Koresë së Veriu.
Sipas të dhënave të Human Rights Watch, qeveria e Koresë së Veriut nën udhëheqjen e Jong-il kishte pasur deri në 200 mijë të burgosur politikë.
Sipas zyrtarëve amerikanë dhe të Koresë së Jugut, nën udhëheqjen e tij nuk kishte pasur liri të shtypit ose fesë. Ai nuk kishe lejuar kundërshtimin politik ose arsim të barabartë.
Sipas Human Rights Watch pothuajse çdo aspekt i jetës politike, sociale dhe ekonomike kontrollohej nga qeveria.
Bazuar burimeve të Koresë së Veriut, Kim Jong-il publikoi rreth 890 vepra e të cilat kanë gjetur vend edhe në Bibloktekën Kombëtare në Prishitnë.
Zyrtarisht Jong-il kishte marrë postin e trashëguar nga babai i tij në vitin 1997 ndërsa në vitin 1998 iu caktua posti i “Presidentit të Përjetshëm” të vendit.
Koreja e Veriut është vend njëpartiak nën drejtimin e një fronti të bashkuar të udhëhequr nga Partia Koreane e Punëtorëve (PKP).
Qeveria e vendit ndjek ideologjinë të vetëmjaftueshmërisë, të ideuar nga ish-kryetari i vendit, Kim Ir-Seni. /Gazeta Sinjali/