image Në Prishtinë nis procesi i deratizimit vjeshtor

Kosovë

Në Prishtinë nis procesi i deratizimit vjeshtor

news image

Nga sot e për të vazhduar për dy javë rresht do bëhet procesi i eliminimit të brejtësve ose deratizimi vjeshtor i rrjetit të kanalizimit, bodrumeve e garazheve publike në lagjet e Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai ka njoftuar se me këtë proces synojnë ruajtjen e shëndetit publik përmes zvogëlimit dhe mbajtjes nën kontroll të numrit të brejtësve në rrjetin e kanalizimit e që ata mund të paraqesin kërcënim për shëndetin e qytetarëve.

“Tё hёnёn, më 19 tetor fillon procesi i deratizimit vjeshtor (eleminimit të brejtësve) i rrjetit të kanalizimit, bodrumeve dhe garazheve publike nëpër lagjet e Prishtinës. Ky proces ka për qëllim ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm të qytetarëve përmes zvogëlimit dhe mbajtjes nën kontroll të numrit të brejtësve që qarkullojnë nëpër rrjetin e kanalizimit e që mund të paraqesin kërcënim për shëndetin publik të qytetarëve”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Tutje, ai ka kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve.

“Bashkëpunimi i qytetarëve në këtë proces është shumë i rëndësishëm, andaj, ju lusim pёr bashkёpunim në mënyrë që tё realizohet me sukses. Kërkojmë qё t’i hapni dyert e podrumeve dhe garazheve në mënyrë që të sigurohet qasje e lehtë në këto hapësira, derisa monitorimi i këtij procesi do të jetë i vazhdueshëm nga ana jonё”, ka përfunduar kryetari i Prishtinës. /Gazeta Sinjali/

No photo description available.
No photo description available.