image Në prag të 12 vjetorit të pavarësisë, ambasadori Abbott flet për institucionet e Kosovës

Kosovë

Deklaratë/ Në prag të 12 vjetorit të pavarësisë, ambasadori Abbott flet për institucionet e Kosovës

news image

Në prag të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se zhvillimi i institucioneve të pavarura të Kosovës është shumë i rëndëdësishëm për Mbretërinë e Bashkruar dhe se do të vazhdojnë të mbështesin pavarësinë e Kosovës duke punuar me qeverinë e re për të cilën thotë se do të ecë përpara me partnerët ndërkombëtarë.

Diplomati britanez  tha se përgjatë këtyre 12 vjetëve, Kosova ka zhvilluar institucione të pavarura, diçka që për shtetin prej nga ai vjen, thotë se është shumë e rëndësishme.

“Unë duhet gjithashtu të uroj Kosovën në 12 vjetorin e pavarësisë së saj. Kosova mbetet një shtet i ri, por siç e përshkruaj unë Kosova është gjithashtu një vend i të rinjve, dhe unë mendoj se çka ne kemi parë gjatë këtyre 12 viteve është që Kosova ka zhvilluar institucione të pavarura dhe siç e dini për Mbretërinë e Bashkuar për të mbështetur atë pavarësi për të mbështetur integritetin e qeverisë dhe institucioneve shtetërore është shumë e rëndësishme, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim me qeverinë e re të cilët do të ecin përpara me partnerët tanë ndërkombëtarë, kështu që e uroj Kosovën dhe mezi pres që të festojmë edhe shumë vite të tjera të pavarësisë që do të vijnë”, thotë ai për KP.

Ambasadori Abbott tha se ekziston një marrëdhënie e ngushtë në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës që prej ndërhyrjes së forcave ushtarake britaneze 20 vjet më parë në Kosovë.

Më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova ka shpallur Pavarësinë e saj, dhe Mbretëria e Bashkuar është prej vendeve të para që e ka njohur atë./ Gazeta Sinjali/