image Kurti uron për 16 vjetorin e pavarësisë, i bashkëngjit një video me ngjarje e njerëz historik

Politikë

Kurti uron për 16 vjetorin e pavarësisë, i bashkëngjit një video me ngjarje e njerëz historik

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një video që shpërfaq shkurt historinë e Kosovës.

“Gëzuar 16-vjetorin e Pavarësisë, Kosova jonë!”, ka shkruar Kurti në prag të Ditës së Pavarësisë teksa e ka shoqëruar urimin me një video ku janë përfshirë ngjarjet historike.

Videoja nis me komandantin legjendar Adem Jashari dhe vazhdon me disa nga momentet kyçe që çuan në pavarësimin e Kosovës. Aty shfaqet dhuna serbe, protesta e studentëve, lufta e UÇK-së, bombardimi i NATO-s dhe pamjet nga shtëpia muze për ish-presidentin Ibrahim Rugova. Në video shfaqën edhe disa nga sukseset e Kosovës pas pavarësisë në muzikë e sport, ndërsa përfundon me liberalizimin e vizave.

/GazetaSinjali/