image Në pikë të mëngjesit, dy persona tentojnë t’ia vënë flakën lokalit të një gruaje në Prizren

Siguri

Në pikë të mëngjesit, dy persona tentojnë t’ia vënë flakën lokalit të një gruaje në Prizren

news image

Një grua në Prizren ka raportuar në Polici se dy persona kanë tentuar ta djegin lokalin e saj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë, bëjnë të ditur se viktima ka deklaruar në Polici se pasi kishte shikuar kamerat e lokalit të saj, kishte vërejtur se në ora 04:33, dy persona të dyshuar i ishin afruar lokalit të saj dhe me një shishe qelqi, në të cilën dyshohet se kishte materie ndezëse, kishin spërkatur pjesën e jashtme të lokalit.

Sipas burimeve, xhamat kishin marrë flakë dhe më pas ishin shuar vetvetiu, por që si pasojë kishin pësuar krisje.

Lidhur me rastin është njoftuar polici hetues dhe krim teknika, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit ëshë inicuar rasti ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

/GazetaSinjali/