Gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Serbisë, deputetët nga Kosova u paraqitën me maska me stemën e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Deputetët nga Kosova, Danijela Vujiçiq, Milan Saviq dhe Ljubomir Mariq, u zgjodhën nga lista elektorale e Partisë Progresive Serbe, në zgjedhjet parlamentare të mbajtura, më 21 qershor të këtij viti.
Në këtë seancë pritet që Ana Bërnabiq, mandatarja për përbërjen e Qeverisë së re, ta paraqesë ekspozenë e saj, raporton portali serb, Kosovo Online. /Gazeta Sinjali/