image Në parkun e lodrave të fëmijëve bën xhiro me “Elektroshok”, arrestohet nga policia i riu nga Klina - Sinjali

Në parkun e lodrave të fëmijëve bën xhiro me “Elektroshok”, arrestohet nga policia i riu nga Klina

news image

Në orët e mbrëmjes të ditës së djeshme, një person ka rënë në prangat e policisë pasi i njëjti me elektroshok është parë në parkun e lodrave në Klinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit njoftojnë se rasti është denoncuar nga një person, i cili në kushte anonimiteti ka deklaruar se në vendin që quhet “te parku i lodrave”, një person e posedon një bateri e cila dyshohet të jetë elektroshok.

Me të marrë informatën, policia ka dalur në vendin e ngjarjes ku edhe ka identifikuar të dyshuarin si dhe armën elektroshok.

Sipas të njëjtave burime, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, me ç’rast është konfiskuar edhe elektroshoku.

Me urdhër të prokurorit të Krimeve të Rënda rasti është iniciuar si “mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve”.

Kujtojmë se elektroshoku sipas ligjit për armët është i ndaluar për posedim, pronësi apo mbajtje në kontroll nga qytetarët dhe nuk mund të sigurohet as leje nga autoriteti kompetent.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin