image Rrëzohet një lis në oborrin e Spitalit në Ferizaj, dëmtohet një veturë

Siguri

Rrëzohet një lis në oborrin e Spitalit në Ferizaj, dëmtohet një veturë

news image

Pas ndryshimit të motit dhe erërave të forta, është rrëzuar një lis në oborrin e spitalit në Ferizaj.

Ende nuk raportohet për ndonjë të lënduar, si pasojë e rënies së këtij lisi, por është dëmtuar një veturë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kujtojmë se të hënën një person ka humbur jetën në komunën e Prishtinës pas goditjes nga një dru, kurse një grua mori lëndime të rënda trupore.

/GazetaSinjali/