image Në mungesë kuorumi përfundon seanca e Kuvendit

Politikë

Në mungesë kuorumi përfundon seanca e Kuvendit

news image

Ka përfunduar seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës, shkak kjo nga mungesa e kuorumit. Të pranishëm në sallë ishin vetëm 53 deputetë, ani pse kishin një pauzë më shumë se një orë.

Në rend dite ishte shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për pijet e forta alkoolike, shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve.

Po ashtu në këtë seancë ishte paraparë edhe zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit, dhe një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

/GazetaSinjali/