image Në mungesë dokumentacioni, eliminohet nga gara kandidatja për gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese

Drejtësi

Në mungesë dokumentacioni, eliminohet nga gara kandidatja për gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese

news image

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e dokumentacionit të paraqitur nga kandidatët për emërim në Gjykatën Kushtetuese, të premten ka shqyrtuar nominimet e kandidatëve për gjyqtar të kësaj gjykate.

Në takimin e sotëm u shqyrtuan kandidaturat e të nominuarve, ku komisioni konstatoi se kandidatja Milka Milosavljevic, që ishte e vetmja kandidate grua në këtë proces, por që nuk e kishte kompletuat dosjen e saj me dokumentet e nevojshme edhe pse një gjë e tillë i ishte kërkuar, prandaj komisioni unanimisht vendosi që të njëjtën ta eliminoi nga gara.

Ne vazhdim, komisioni bëri vlerësimin e kandidaturave tjerë të nominuar, ku konstatoi se të gjithë i plotësojnë kushtet ligjore për konkursin në fjalë.

Në këto rrethana, komisioni vendosi qe testi me shkrim të mbahet me 17 tetor 2022, duke filluar nga ora 9:00, ndërsa, intervista të mbahet me 24 tetor 2022.

Procesi për emërimin e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese ka dështuar dy herë radhazi, si mungesë e votave të mjaftueshme në procesin e votimit në dhjetor të vitit 2021 dhe maj të këtij viti.

Komisioni i Posaçëm për këtë çështje, kishte shpallur konkursin publik për herë të tretë në shtator të këtij viti, me ç‘rast u nonimuan gjashtë (6) persona për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, raporton “Betimi për Drejtësi.

Instituti i Kosovës për Drejtësi, do ta monitorojë në tërësi procesin e përzgjedhjes së dy (2) gjyqtarëve, gjetjet e të cilit do t’i publikojë me rastin e dërgimit të emrave për votim në Kuvendin e Kosovës.

/GazetaSinjali/