image Kryetari i Kamenicës nuk pajtohet me Kushtetuesen: Vendimi i Nagavcit s’ishte ndërhyrje në punët e Komunës - Sinjali

Kryetari i Kamenicës nuk pajtohet me Kushtetuesen: Vendimi i Nagavcit s’ishte ndërhyrje në punët e Komunës

news image

Sot Gjykata Kushtetuese gjeti se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë shkelje kur e ka hedhur poshtë reformën e ish- kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar kryetari aktual i komunës, Kadri Rahimaj.

“Vendimi i Ministres znj. Arbërie Nagavci, i datës 23.04.2021, ka siguruar një të drejtë, kushtetuese, ligjore e cila ishte mohuar nga ish pushteti për më shumë se 441 nxënës të Komunës së Kamenicës, apo 20% të tërësisë së nxënësve. Vendimi nuk kishte asnjë interferim të brendshëm mbi organizimin e sistemit arsimor komunal. Përveç se kishte ofruar mësim alternativ ose të përshpejtuar për humbjet e mëdha që kishin pësuar 441 nxënës. Ishin humbur 1,506 ditë mësim dhe mbi 78,475 orë mësim nga kjo iniciativë. Kjo gjendje do duhej të na shqetësojë të gjithëve, përveç atyre egove të sëmura për figura personale”, tha ai.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin