image Tahiri për vendimin e ZRrE-së: Një prej mekanizmave është edhe adresimi te Kushtetuesja

Politikë

Tahiri për vendimin e ZRrE-së: Një prej mekanizmave është edhe adresimi te Kushtetuesja

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se nuk e përjashtojnë mundësinë që vendimin e ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Se çfarë bën një parti opozitare, ne e kemi bërë. Kemi adresuar çështje që mendojmë se janë të rëndësishme. Ky çmim është i pakapshëm për qytetarët e Kosovës dhe ne do t’i shfrytëzojmë mekanizmat, e një prej tyre është edhe adresimi tek Gjykata Kushtetuese”, tha ai.

Tahiri po ashtu tha se grupi i tij parlamentar ka kërkuar që në seancën e së enjtes të diskutohet dhe për dialogun Kosovë-Serbi, për të cilën tha se kërkon një raportim të kryeministrit.

Ai madje tha se Kosova nuk po përfshihet sa duhet në këtë proces.

“Kemi kërkuar që të ketë një raportim të kryeministrit dhe Kuvendi i Kosovës ta mbikëqyrin një proces jetik për Kosovën, që ka mobilizuar faktorin ndërkombëtar. Kemi ndërmjetësuesin e Britanisë, përfaqësuesin e Bashkimit Evropian, Gjermanisë, ndërsa Kosova disi po shkon qysheve, skejeve”.

“Tema të vogla, pa e adresu çështjen thelbësore, e ajo është marrëveshje ligjërisht të obligueshme dhe e cila krijon njohjen reciproke dhe mbyll një temë siç është dialogu që po konsumon kohë të gjatë të punës së qeverisë së tashme dhe shumë qeverive të deritanishme”, tha Tahiri.

/GazetaSinjali/