Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, në Slavonski Brod, në Kroaci, në të cilin ka qenë i përfshirë një autobus nga Kosova, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se në mesin e viktimave është edhe njëri nga shoferët, jo ai që po e voziste autobusin.
Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar edhe nga kompania “Deva Tours”, nga Gjakova, nga e cila thanë se viktimat dhe të lënduarit janë nga disa komuna të vendit.
“Prej krejt komunave ka pasë. Po, njëri prej shoferëve është gjallë, njëri jo”, thanë nga kjo kompani.
Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur pasi që shoferin e autobusit e ka zënë gjumi, derisa po voziste.
Viktimat janë nxjerrë nga autobusi nga zjarrfikësit.
Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Slovenski Brod, në të cilin nuk ka kushte për trajtimin e lëndimeve të rënda./Gazeta Sinjali/