image Në mesin e shteteve që do t'i marrin 150 mijë vaksinat nga Bullgaria është edhe Kosova

Shëndetësi

Në mesin e shteteve që do t’i marrin 150 mijë vaksinat nga Bullgaria është edhe Kosova

news image

Ministri bullgar i Shëndetësisë, Stoicho Katsarov ka deklaruar se Bullgaria planifikon t’i ndajë 150 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 për shtetet e Ballkanit, transmeton Gazeta Sinjali.

Kastarov ka thënë se nevojat e Bullgarisë janë mbuluar plotësisht dhe nuk ekziston ndonjë rrezik që ky vend të mbetet pa vaksina.

“Ideja është të shpërndajmë rreth 150 mijë doza për fqinjët tanë në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Katsarov, duke shtuar se Sofja zyrtare kishte marrë kërkesa nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.

Ministri gjithashtu deklaroi se është në pritje të një përgjigje nga Komisioni Evropian në lidhje me atë se si saktësisht duhet të veprojë Bullgaria dhe nëse ajo mund të dhurojë ose të shesë doza. Ai shtoi se Bullgaria dëshiron të dhurojë kryesisht vaksina AstraZeneca.  /GazetaSinjali/