image Në lokalin në Fushë Kosovë dyshohet se shpërtheu një granatë

Siguri

Në lokalin në Fushë Kosovë dyshohet se shpërtheu një granatë

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar më herët për një shpërthim në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovës. Dyshohet se në lokal është shpërthyer një granatë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Sinjalin shpërthimin në lagjen “Dardania”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin.

Sipas Ahmetit, bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

/GazetaSinjali/