image Në kuadër të 110-vjetorit të pavarësisë paralajmërohet mbledhje e përbashkët e dy kuvendeve Shqipëri- Kosovë

Politikë

Në kuadër të 110-vjetorit të pavarësisë paralajmërohet mbledhje e përbashkët e dy kuvendeve Shqipëri- Kosovë

news image

Kuvendi i Shqipërisë sot i nisi punimet e sesionit të tretë të Legjislaturës së Dhjetë. Në nisje të seancës, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla lexoi mesazhin përshëndetës të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Nikolla njohu ligjvënësit për disa nga çështjet e depozituara në Kuvend, programin dhe kalendarin e punimeve.

Nikolla theksoi gjithashtu se, gjatë sesionit të kaluar kemi pasur një bashkëpunim intensiv dhe produktiv me Kuvendin e Kosovës.

“Vetëm nga janari deri ne korrik janë realizuar gjithsej 13 vizita, nga të cilat 6 të delegacioneve të Kuvendit të Kosovës në Tiranë dhe 7 vizita të delegacioneve të Kuvendit të Shqipërisë në Prishtinë. Këto shkëmbime vizita dhe organizimi i tryezave do të vazhdojë edhe gjatë këtij sesioni. Shumë shpejt do të nënshkruhet edhe Memorandumi i Mirëkuptimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës si dhe po punojmë për organizimin e mbledhjes së përbashkët të dy kuvendeve në muajin nëntor në kuadër të 110-vjetorit të pavarësisë”, përfundoi ajo.

/GazetaSinjali/