Në komunën e Prishtinës sot janë konfirmuar gjashtë raste pozitive me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.
Ndërsa, në nivel vendi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 50 raste pozitive me COVID-19, 117 pacientë janë shëruar, ndërsa janë raportuar pesë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. /GazetaSinjali/