image Në Kosovë më shumë viktima nga COVDI-19 se në Shqipëri

Kosovë

Në Kosovë më shumë viktima nga COVDI-19 se në Shqipëri

news image

Javëve të fundit është shënuar një ngritje e theksuar e rasteve me COVID-19 në Shqipëri. Mirëpo sa i përket rasteve të vdekjeve të pacientëve nga ky virus, Shqipëria është më mirë se Kosova, raporton Gazeta Sinjali.

Edhe pse rastet e para me COVID-19 në Kosovë janë shënuar më vonë se në Shqipëri, numri i vdekjeve në vendin tonë del të jetë më i lartë, 798, kurse në Shqipëri janë shënuar 605 viktima.

Ndërsa numri i të prekurve është përafërsisht i njëjtë, por që rastet aktive në Shqipëri janë më të shumta.

Kujtojmë që edhe me testime Shqipëria qëndron më mirë. Ka 35 mijë testime më shumë se Kosova.

Kosova momentalisht ka rreth 10 mijë raste aktive, kurse në Shqipëri janë 13 mijë e 429 raste aktive me Covid-19./Gazeta Sinjali/