image Në Klinikën e Gjinekologjisë nuk ka asnjë pacient me COVID-19

Shëndetësi

Në Klinikën e Gjinekologjisë nuk ka asnjë pacient me COVID-19

news image

Në Klinikën e Gjinekologjisë ka tri ditë që nuk ka asnjë paciente të hospitalizuar me COVID-19, këtë e ka bërë të ditur drejtori i kësaj Klinike, Jakup Ismaili.

Ismaili tha se janë 210 paciente duke u trajtuar në klinikë, por më që nuk janë të infektuar më virusin COVID-19.

“Ka tri ditë që nuk e kemi asnjë paciente të hospitalizuar në repartin COVID në Klinikën Gjinekologjike. Për momentin nuk është asnjë pacientë me COVID, por janë 210 paciente të hosiptalizuara”, tha ai.

Mes tjerash, ai theksoi se gjendja tash është stabile, duke shtuar se gjendja po i kthehet normales.

“Situata është stabile. Tash jemi liruar edhe me pacientë me COVID. Gjendja është normale dhe kemi filluar edhe me ambulanta specialistike nuk e kemi ndërprerë asnjëherë”, theksoi Ismaili për EO.

“Kemi filluar edhe me programin efektiv që nga sot kështu që gjendja është në rrjedha normale”, përfundoi ai. /GazetaSinjali/