Gjatë 24 orëve në Kosovë janë konfirmuar edhe 194 raste të reja me koronavirus. Ndërkaq vetëm në Komunën e Prishtinës janë regjistruar 81 raste, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga qyteti i Prishtinë janë 77 raste, ndërkaq në fshatrat Hajvali, Kolovicë, Rimanishtë dhe Siçevë është regjistruar vetëm nga një rast.
Gjithashtu, janë 138 persona që janë shëruar 24 orët e fundit, ndërkaq 4 kanë humbur jetën në betejë me COVID-19. /GazetaSinjali/