Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për gjashtë ditë radhazi do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në disa lokacione, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, për shkak të punimeve teknike do të ketë ndërprerje në Vragoli, Sllatinë dhe në Parkun e Biznesit nga ora 09:30 deri në 17:00.
“Si shkak i këtij rehabilitimi , duke filluar nga dita e nesërme, 15 dhjetor deri më 20 dhjetor 2020, ndërprerje uji do të kenë : Vragolia, Sllatina dhe Parku i Biznesit. Por, ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm do të jetë për 6 ditë radhazi, duke filluar nga ora 09:30-17:00. Këto punime do të realizohen në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit, për konsumatorët e KRU ‘Prishtina’ sh.a”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/