Arabia Saudite ka regjistruar 45 viktima dhe 2 mijë e 764 raste të reja pozitive me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i viktimave nga COVID-19 në këtë shtet ka shkuar në 2 mijë e 370, ndërsa i të infektuarve në 243 mijë e 238.
Ndërkaq, deri më tani, 187 mijë e 622 persona janë shëruar nga virusi./Gazeta Sinjali/