image Nis me spektakël ceremonia e prezantimit të Cristiano Ronaldos tek Al Nassr

Futboll

Nis me spektakël ceremonia e prezantimit të Cristiano Ronaldos tek Al Nassr

news image

Stadiumi “Mrsool Park” me kapacitet afro 30 mijë vende ka filluar të mbushet me tifozë të skuadrës nga Arabia Saudite, Al Nassr, në ditën e prezantimit të yllit botëror Cristiano Ronaldo.

Al Nassr bëri një mega transferim duke siguruar shërbimet e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, teksa të gjithë sytë e botës ditën e sotme janë nga Arabia Saudite.
Al Nassr i ofroi Ronaldos një marrëveshje të çmendur, e cila përfshin një pagë prej 200 milionë eurove në sezon, përgjatë dy viteve e gjysmë të ardhshme.

Ndërkohë para pak minutash ka nisur edhe ceremonia speciale e prezantimit të CR7-ës në klubin e ri.

/GazetaSinjaliSport/