Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” bën të ditur se nesër në rrugën “Llapi” në Prishtinë do të zhvillohen disa punime teknike, në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit.
Ky projekt sipas tyre është i financuar nga KRU “Prishtina” dhe Komuna e Prishtinës.
Prandaj njoftojnë se nesër nuk do të ketë furnizim me ujë të pijshëm në këto rrugë.
“Andaj, njoftojmë konsumatorët e rrugës ”Bajram Bahtiri” dhe rrugët përreth, se do të kenë nesër ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 17:00″, thuhet në njoftim.