image Në këtë orë takohen sot Kurti e Mustafa për finalizimin e marrëveshjes

Kosovë

Koalicioni/ Në këtë orë takohen sot Kurti e Mustafa për finalizimin e marrëveshjes

news image

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet të takohen sot për finalizim të marrëveshjes.

Burime të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se takimi do të mbahet sot (e diel) në orën 08:30.

Përveç udhëheqësve të partive, Albin Kurtit e Isa Mustafës, në takim do të jenë pjesëmarrës edhe delegacione të dy partive.

Marrëveshja për koalicion ndërmjet dy partive pritet të nënshkruhet gjatë ditës së sotme, ndërsa seanca e Kuvendit ku pritet të vihet në votim qeveria Kurti, do të mbahet nesër në orën 11:00. /Gazeta Sinjali/