image Në këtë numër mund të kontaktojnë për ndihmë kosovarët që ndodhen në Ukrainë

Siguri

Në këtë numër mund të kontaktojnë për ndihmë kosovarët që ndodhen në Ukrainë

news image

Pak më parë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u bëri thirrje qytetarëve kosovarë që mos të udhëtojnë për në Ukrainë, ose nëse janë atje të kthehen. Kjo për shkak të situatës së tensionuar mes Ukrainës dhe Rusisë.

MPJD gjithashtu publikoi një numër ku mund të kontaktojnë për ndihmë kosovarët që janë atje.

Për informacione aktuale dhe ndihmë konkrete, qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë Ambasadën e Kosovës në Pragë në numrin: + 420 257 217 775 ose në adresën e emailit: [email protected]“, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

/GazetaSinjali/