image Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje kosovarëve që të largohen sa më parë nga Ukraina - Sinjali

Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje kosovarëve që të largohen sa më parë nga Ukraina

news image

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve kosovarë që të mos udhëtojnë për në Ukrainë dhe nëse ndodhen atje të largohen sa më parë.

Në një njoftim të publikuar në Facebook, thuhet se pas rritjes dramatike të tensioneve mes Ukrainës e Rusisë nuk mund të përjashtohet më fillimi i një konflikti të armatosur.

Për informacione aktuale dhe ndihmë konkrete, qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë Ambasadën e Kosovës në Pragë në numrin: + 420 257 217 775 ose në adresën e emailit: [email protected]

Njoftimi i plotë:

MPJD iu bën thirrje qytetarëve kosovarë të largohen sa më parë nga Ukraina Pas rritjes dramatike të tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës, të shkaktuara nga prania dhe lëvizjet e mëdha të trupave ruse në afërsi të kufirit me Ukrainën, tashmë nuk mund të përjashtohet më, fillimi i një konflikti të hapur të armatosur. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës iu bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të mos udhëtojnë drejt Ukrainës dhe nëse ndodhen atje, të largohen sa më parë. Për informacione aktuale dhe ndihmë konkrete, qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë Ambasadën e Kosovës në Pragë në numrin: + 420 257 217 775 ose në adresën e emailit: [email protected]

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin