image Në kërkim të biznesmenit të zhdukur, rastësisht policia gjen të kërkuarin për trafik droge në Shqipëri - Sinjali

Në kërkim të biznesmenit të zhdukur, rastësisht policia gjen të kërkuarin për trafik droge në Shqipëri

news image

Ferdinant Rrushi është i kërkuari ndërkombëtar për trafik droge prej 12 prillit, por prania e emrit të tij në kartelën e kuqe u zbulua rastësisht mbasi 43-vjeçari u thirr në polici për të dhënë shpjegime për Ruzhdi Hoxhën, i denoncuar i zhdukur nga i biri Saimir Hoxha.

Ferdinant Rrushi është personi i fundit që e ka takuar Ruzhdi Hoxhën në datën 20 tetor, ndërkohë që denoncimi u dorëzua në polici katër ditë mbasi familja e priti atë.

Shtetasi Ferdinant Rrushi, tanimë në paraburgim pretendon se e la Ruzhdi Hoxhën në banesën e tij këtu në zonën e 3 dhe se më pas u largua në drejtim të banesës me automjetin e tij. Por në të vërtetë, rezulton gjithashtu nga këqyrja e kamerave të sigurisë së automjeti sapo u largua nga një degëzim i autostradës në afërsi të një lokali, ka vijuar udhëtimin drejt Dajtit.

Version se i humburi kishte konsumuar kafe e birra në afërsi të një zdrukthëtarie konfirmohet edhe nga tre persona të tjerë që pohojnë se Ruzhdi Hoxha u largua me një makinë “Pasat” që është mjeti ku gjendej i shumë kërkuari i cili pranon se ka bërë një xhiro dhe mandej e la në afërsi të një stacioni.

Me shumë gjasë thonë hetuesit në këtë automjet mund të ketë pasur gjurmë dhe për këtë arsye ata janë vënë në kërkim të makinës së zhdukur.

Burimet i thonë Top Channel njëherazi teksa kanë ndjekur itinerarin e automjetit me të cilin u largua i zhdukuri në afërsi të Dajtit, ata kanë zbuluar edhe një parcelë me drogë.

Pikërisht punëtori i parcelës ka pranuar se ai punonte për Ferdinant Rrushin që sakaq ishte në kërkim nga Italia po kjo nuk e ka penguar atë të kultivojë drogë.

Hetimet janë regjistruar për rrëmbim dhe pengmarrje të Ruzhdi Hoxhës që përshkruhet nga i biri si një përdorues kokaine që njëherazi ka treguar se borxhet që ka pasur i ati i ka shlyer ai./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin