Sot në Kazermën e Forcave të Sigurisë së Kosovës “Adem Jashari” në Prishtinë do të mbahen homazhe për kolonelin e FSK-së, Gyrner Murati, i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje të dielën, në parkun e Dragodanit në kryeqytet, shkruan Gazeta Sinjali.
Homazhet për Muratin do të fillojnë në orën 10:00, ndërkaq varrimi i tij do të bëhet në orën 15:00 në varrezat e fshatit Llapashticë e Ulët në Podujevë.
Murati shërbente si shef i Departamentit të Komunikimit në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së.
Ai la pas vetes gruan dhe tre fëmijët e tij, dy djem dhe një vajzë.
Njoftim i plotë:
Gyrner Bajram Murati
15.01.1973-27.12.2020
Ka ndërruar jetë pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës Kolonel Gyrner Murati
Homazhet nga njësitë e FSK-së do të mbahen në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë me dt. 29.12.2020 në ora 10:00, ndërsa varrimi do të bëhet po këtë ditë në ora 15:00 në fshatin Llapashticë e Ulët Komuna e Podujevës sipas rekomandimeve të IKSHPK.
Gyrner Murati ka lindur më 15.01.1973 në Llapashticë të Ulët Komuna e Podujevë, ka qenë pjesëtar i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, pas transformimit ka shërbyer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe që nga themelimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka shërbyer në pozita udhëheqëse dhe së fundmi Shef i Departamentit të Komunikimit në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, pas vetës i ndjeri ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë./Gazeta Sinjali/
Njoftim: Gyrner Bajram Murati 15.01.1973-27.12.2020 Ka ndërruar jetë pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës…
Posted by Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së on Monday, December 28, 2020