image Në Karaçevë arrin edhe Dogana e Kosovës për të mbështetur mega-operacionin kundër krimit - Sinjali

Në Karaçevë arrin edhe Dogana e Kosovës për të mbështetur mega-operacionin kundër krimit

news image

Dogana e Kosovës ka arritur në Karaçevë të Kamenicës, aty ku rreth 500 zyrtarë të Policisë së Kosovës, janë mobilizuar sonte në një mega-operacion për t’i dhënë goditje krimit dhe korrupsionit në këtë zonë, ku dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore është ushtruar trafikim me qenie njerëzore, prostitucion, kontrabandë, organizim i lojërave të fatit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Gazeta Sinjali nga burimet e saj të besueshme brenda strukturave të sigurisë në vend, mëson se ky mobilizim në këto përmasa vjen si rezultat i një pune të gjatë hetimore të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Gjilan, e asistuar nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës, e cila ka shpërfaqur se zona e Karaçevës është përdorur si fole e sigurtë e krimit. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin