image Në Gjermani rreth 3 mijë të infektuar me koronavirus për 24 orë

Botë

Shëndetësi/ Në Gjermani rreth 3 mijë të infektuar me koronavirus për 24 orë

news image

Numri i të prekurve me koronavirus në Gjermani është rritur me 2 mijë e 958 persona vetëm në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në 13 mijë e 957 të prekur, tha agjencia federale e shëndetit publik, këtë të premte.

31 viktima janë bilanci i viktimave si rezultat i koronavirusit, ku 11 janë shënuar vetëm në 24 orët e fundit, tha kreu i RKI, Lothar Wieler.

“Ne do të shohim më tepër fatalitete gjatë javëve në vazhdim, përfshirë këtu edhe në Gjermani”, shtoi ai.

Kreu i RKI foli gjithashtu edhe në lidhje me kapacitetet spitalore në vend.

“Më shumë njerëz do të infektohen; më shumë njerëz do të përfundojnë në dhomën e urgjencës dhe për këtë arsye duhet të kemi frikë se nuk do të ketë vende të mjaftueshme për ventilatorë”, tha Wieler.

Gjermani është në fillim të shpërthimit të pandemisë, paralajmëroi Wieler, Ai u bëri thirrje njerëzve të mbajnë distancë nga njëri-tjetri për të luftuar pandeminë, por shtoi më tej se i takon autoriteteve lokale të vendosin masa specifike të hartuara për të parandaluar për përhapjen e mëtejshme të këtij virusi. /Gazeta Sinjali/