image Në Gjermani planifikohej sulm terrorist, policia arreston 12 persona

Siguri

Siguri/ Në Gjermani planifikohej sulm terrorist, policia arreston 12 persona

news image

Policia gjermane ka arrestuar 12 persona nën dyshimin për përfhirjen në një grup terrorist që kishin planifikuar sulme kundër politikanëve dhe pakicave.

Prokurorët e shtetit, kanë arrestuar katër persona të cilët ishin në krye të organizatës ekstremiste të djathtë. Ëerner S, Michael B, Thomas N dhe Tony E, ndërkaq 8 persona të tjerë janë arrestuar për bashkëpunim me organizatën, përcjell Gazeta Sinjali.

Themeluesit e kësaj organizate sipas “Guardian”, kanë krijuar organizatën terroriste me qëllim të prishjes së rendit në Gjermani.

Pas dyshimeve, policia gjermane ka bastisur lokalet ku organizata kishin punuar, ku sipas prokurorisë pas bastisjeve kanë gjetur prova të mjaftueshme për të arrestuar të dyshuarit./ Gazeta Sinjali/