image Në Gjermani ka filluar vala e tretë e pandemisë

Evropë

Në Gjermani ka filluar vala e tretë e pandemisë

news image

Vala e tretë e koronavirusit ka filluar në shtetin gjerman, tha presidenti i Institutit të Berlinit “Robert Koch”, Lothar Wieler.

Ai tha se numri i pacientëve po rritet duke kaluar javët, raporton mediumi deutschewelle.

“Unë jam shumë i shqetësuar”, thotë Wieler dhe paralajmëron që, përkundër vaksinimit, duhet të respektohen masa të tilla si mbajtja e maskës dhe mbajtja e distancës fizike.

Wieler e quajti vaksinimin një garë kundër virusit mutator. Kurba shtatë ditore, e cila tashmë kishte rënë në 50, u rrit dje në Gjermani në 70 të infektuar rishtas për 100 mijë banorë.

Në një javë, numri i të infektuarve të rinj në Gjermani u rrit me 21 për qind. Deri më tani, 5.7 milionë gjermanë janë vaksinuar, ose 6.9 për qind e popullsisë, nga të cilat 3.2 për qind dy herë. /Gazeta Sinjali/