image Në Gjermani dyshohet për një rast me variantin Omicron

Evropë

Në Gjermani dyshohet për një rast me variantin Omicron

news image

Kai Klose, ministër i Shtetit për Çështje Sociale dhe Integrim të Gjermanisë ka paralajmëruar se ka shumë gjasë që varianti Omicron i koronavirusit ka arritur në Gjermani, pasi që një udhëtar që u kthye nga Afrika e Jugut u gjetën mutacione tipike të këtij varianti.

Kështu bëri të ditur ministri gjerman përmes një postimi në Twitter, i cili tha se një udhëtar që po kthehej nga Afrika Jugore u zbulua se është i infektuar me disa mutacione tipike për Omicronin. Ai tha se autoritetet kanë nivel të lartë dyshimi se pasagjeri është prekur nga varianti i ri.

Nëse jeni kthyer nga jugu i Afrikës në javën e fundit, kufizojini kontaktet dhe testohuni”, i paralajmëroi ministri ndjekësit e tij në rrjetin social, shkruan Deutsche Welle, përcjell Gazeta Sinjali.

Ai nuk dha hollësi të tjera për pasagjerin ose për aeroportin në të cilin ai ka arritur. Aeroporti Ndërkombëtar i Frankfurtit, që është aeroporti më i ngarkuar në këtë shtet, ndodhet në rajonin Hesse, ku është ministër Kai Klose. /GazetaSinjali/